2019-11-04 11:01:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të martën do të fillojë në Shangai Ekspozita e 2-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). "LVMH", kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze, do të marrë pjesë për herë të parë me 13 markat e saj në ekspozitë.
Sekretari i përgjithshëm i "LVMH"-së Marc-Antoine Jamet u shpreh se kompania i kushton vëmendje të madhe Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Jo vetëm 13 markat e "LVMH"-së do të paraqiten në këtë ekspozitë, por dhe delegacioni i kompanisë do të drejtohet nga zëdhënësi i kompanisë Frederic Arnault, i cili është djali i kryetarit të "LVMH"-së Bernard Arnault.
Marrëdhëniet mes kompanisë "LVMH" dhe Kinës kanë filluar që në shekullin e 19-të. Produktet e markës "Hennessy" të kësaj kompanie filluan të eksportohen në Kinë në 1859-n. Në vitin 1992, "LVMH" hapi dyqanin e parë luksoz në Pekin dhe u bë ndër kompanitë e para të huaja që u futën në tregun e Kinës, me investime dhe zhvillim afatgjatë. Tani afro 1000 dyqane, ose një e pesta e dyqaneve të kompanisë "LVMH" në mbarë botën, janë në Kinë, me një staf prej 24 mijë vetash.
Në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, përveç "LVMH"-së, do të marrë pjesë edhe një tjetër gjigant francez, "Kering", që është kompania e dytë në botë për produktet e luksit.
Kina është bërë vendi me rritjen më të shpejtë të shitjes së mallrave luksoze të konsumit në botë, duke zënë 30 % të tregut botëror të produkteve të luksit. (Fang Xiaoyu)