Video - Shangai, zhvillohet një shfaqje dritash për ekspozitën e importit

2019-11-04 09:54:50 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) të dielën organizoi një shfaqje tematike me drita në Portin Ndërkombëtar të Medias në Puxi të Shangait, në prag të hapjes nesër të Ekspozitës së 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE).

Shfaqja kishte dy pjesë: "Qyteti i manjolës" dhe "Kultura kineze".

"Qyteti i manjolës" paraqet jetën moderne të qytetit, që ndërthur kulturën e Shangait me kulturën Jiangnan në zonat në jug të lumit Jance.

Shfaqja përshkruan ndërtesat simbol të Shangait, si dhe përpjekjen e këtij qyteti për t'u kthyer në një qendër ndërkombëtare ekonomike, financiare, tregtare, transporti dhe të inovacionit tekniko-shkencor.

Pjesa e shfaqjes me titull "Kultura kineze" përmban elemente kyçe të kulturës tradicionale kineze dhe përfundon me hedhje fishekzjarresh.

Ajo do të organizohet përgjatë gjithë edicionit të dytë të Ekspozitës, e cila do të zgjasë deri më 10 nëntor.

Ndërkohë, një dokumentar i quajtur "Qyteti i manjolës", prodhuar nga CMG-ja, u publikua zyrtarisht të dielën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore