2019-11-01 09:35:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në forumin e 2-të vjetor të Shoqatës Botërore të Laureatëve që përfundoi në Shangai, pjesëmarrësit ranë dakord për mbështetje më të fortë ndaj shkencëtarëve të rinj dhe ndërtimin e një ekosistemi shkencor global.
Në ceremoninë e mbylljes u shpall vendimi për ndërtimin e një laboratori të përbashkët ndërkombëtar studimi.
Forumi i këtij viti mblodhi së bashku 44 fitues të Çmimit Nobel dhe 21 të çmimeve të tjera prestigjoze si Çmimi "Wolf Prize", "Lasker" dhe "Turing". (Fang Xiaoyu)