Kompanitë ndërkombëtare, gati për pjesëmarrjen në CIIE 2019

2019-10-31 09:38:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë nga e gjithë bota po përgatiten për të shfaqur produktet e tyre më të mira për blerësit e mundshëm dhe për të takuar partnerë biznesi në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) për vitin 2019 që mbahet në metropolin kinez, Shangai.

Organizatorët u shprehën se rritja e numrit të pjesëmarrësve këtë vit është një shenjë e madhe e besimit për tregun kinez dhe hapjen e vendit.

Afrika do të përfaqësohet në ekspozitë si nga markat kryesore ashtu edhe nga kompanitë e vogla.

Diane Sayinzoga kryeson Departamentin e Zonave të Posaçme Ekonomike dhe Lehtësimin e Eksportit të Bordit të Zhvillimit të Ruandës. Ajo tha se kompanitë e Ruandës po presin me padurim pjesëmarrjen në këtë ekspozitë ndërkombëtare.

"Ata me të vërtetë presin të bëjnë më shumë biznes nga ekspozita. Ata janë shumë të ngazëllyer dhe të lumtur për përgatitjen dhe organizimin e ekspozitës."

Ekspozita ofron një mundësi të shkëlqyer për kompanitë nga e gjithë bota që të hynë në tregun e Kinës.

Sayinzoga tha se ekspozita jo vetëm kontribuuon në ekonominë e Kinës, por gjithashtu nxit zhvillimin global.

"Kjo do të thotë që ju po krijoni vendet e punës në shtete të tjera, prandaj, ju po ulni varfërinë si dhe po kontribuuoni në arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit. Pra, të gjitha këto evente të kombinuara po kontribuuojnë në zhvillimin global."

Mbi 250 nga 500 kompanitë e njohura pritet të marrin pjesë në këtë ekspozitë një-javore, një prej tyre është edhe "Panasonic", që vjen me një markë të re. Kompania do të zërë një hapësirë prej 1000 metrash katrorë në ekspozitë, që është më e madhja në Zonën e Ekspozitës për Shkencë dhe Teknologji.

Homma tha se Panasonic hapi degën e vet të Kinës dhe Azisë Verilindore në prill pasi Kina është një fuqi e madhe në konsum, novacion dhe prodhim. Ai shtoi se Kina është tani tregu më i madh jashtë vendit për Panasonic, që përbën gati një të katërtën e biznesit global të kompanisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore