2019-10-29 09:46:41 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) e Shqipërisë njofton se nga periudha janar 2019 deri ditën e sotme janë të regjistruar në rang vendi 5879 më shumë biznese aktive.
Kjo shifër është reflektim i qartë i lehtësirave fiskale dhe eliminimit të burokracive për sipërmarrësit, nisma këto që i kanë shtyrë drejt zgjerimit të fushës së tyre të veprimtarisë.
Kjo klimë e mirë e të bërit biznes ka joshur edhe shumë sipërmarrës të huaj të investojnë në vend.
Përmirësimi i rregullave mbi biznesin, vitet e fundit ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e numrit të të punësuarve. (ATSH)