2019-10-21 17:07:33 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding u takua të mërkurën e kaluar me ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit të Shqipërisë Blendi Klosi, me të cilin shkëmbeu thellësisht mendime mbi forcimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit, të mbrojtjes së mjedisit etj. Në këtë takim mori pjesë edhe këshilltari politik i ambasadës kineze Bai Yunbing.
Ambasadori kinez Zhou Ding vlerësoi lart përpjekjet e z. Klosi për nxitjen e bashkëpunimit turistik kino-shqiptar dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në mekanizmin e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Ai theksoi se numri i turistëve kinezë është i madh dhe numri i vizitave të tyre jashtë vendit mund të arrijë mesatarisht në 149 milionë në vit. Ambasadori Zhou vuri në dukje se Shqipëria ka burime të pasura turistike natyrore e kulturore dhe perspektiva e bashkëpunimit turistik mes dy vendeve është shumë e gjerë. Pala kineze dëshiron që të bëjë përpjekje të përbashkëta me palën shqiptare për të eksploruar më shumë elemente të miqësisë tradicionale e për të krijuar më shumë programe të veçanta për turistët kinezë, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit turistik mes dy vendeve.
Ministri Blendi Klosi u shpreh nga ana e tij se turizmi është një ndër katër fushat kryesore të mbështetura nga qeveria shqiptare për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit. Pala shqiptare i kushton vëmendje të madhe eksplorimit të tregut turistik të Kinës dhe do t'u ofrojë turistëve kinezë politika lehtësimi për të shkuar në Shqipëri. Pala shqiptare dëshiron të mbajë bashkërendimin e ngushtë me palën kineze dhe të forcojë risitë në projektet dhe promovimin e turizmit ndaj palës kineze, për ta shtuar forcën tërheqëse për turistët kinezë, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm në Ballkan për turistët kinezë.(Xu Guang)