Kinë: Të rinjtë në qytet e vogla do të fuqizojnë rritjen e konsumit digjital

2019-10-09 10:16:58 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sipas një raporti nga firma këshilluese e menaxhimit "McKinsey", konsumatorët e rinj në qytezat ose qytetet e kategorive më të ulëta të Kinës pritet të forcojnë rritjen e konsumit digjital të vendit.

Në këtë raport thuhet se përqindja e blerjeve në internet nga të rinjtë kinezë në qytetet e kategorive më të ulëta është pothuajse e barabartë me atë në qytetet e kategorisë së parë si Pekini dhe Shangai.

Raporti gjithashtu thekson se konsumatorët në këto zona ka më shumë të ngjarë të blejnë mallra luksi në internet sesa homologët e tyre në qytetet e mëdha, për shkak të mungesës së dyqaneve reale.

Ata gjithashtu raportohen se kanë kosto më të ulët jetese dhe më shumë kohë të lirë.

Kina ka një vëllim të tregtisë elektronike prej 1.5 trilionë dollarësh, duke e bërë atë një nga tregjet më tërheqëse për tregtuesit globalë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore