Kinë, rekord udhëtimesh hekurudhore në Ditën Kombëtare

2019-10-03 10:26:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kina regjistroi numrin më të lartë të udhëtimeve hekurudhore të udhëtarëve të martën në krahasim me çdo ditë tjetër të pushimeve të mëparshme të Ditës Kombëtare, pasi më shumë njerëz zgjodhën udhëtimin me tren.

Më 1 tetor, ditën e parë të festës njëjavore të Ditës Kombëtare, u regjistruan 17.133 milionë udhëtime, sipas të dhënave nga Grupi i Hekurudhave Shtetërore të Kinës.

Kjo shënoi një rritje prej 886 mijë udhëtimesh pasagjerësh ose 5.5 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Udhëtimi me tren po përzgjidhet nga gjithnjë e më shumë kinezë, pasi vendi ka rrjetin hekurudhor më të madh në botë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore