Video - Muzika "Lindja është e kuqe" hap mbrëmjen artistike për 70-vjetorin e RPK-së

2019-10-01 21:16:08 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 tetor, në orën 8 të mbrëmjes sipas orës së Pekinit, u zhvillua në sheshin "Tian'anmen" mbrëmja artistike e masave popullore për 70-vjetorin e themelimit të RPK-së. Mbrëmja përfshinte shfaqje artistike, performanca festive të masave popullore dhe hedhje fishekzjarrësh dhe zgjati gjithsej 90 minuta. Mbrëmja u hap me melodinë "Lindja është e kuqe". Sidomos shfaqja e fishekzjarrëve, nëpërmjet pajisjeve të veçanta teknike dhe lëshimit në lartësi të madhe, të mesme dhe të vogël, formoi një tablo të bukur tripërmasore që u pëlqye nga populli i të gjitha kombësive të Kinës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore