Kina pritet të ruajë vëllimin e prodhimit të drithërave mbi 650 milionë tonë

2019-09-27 20:51:28 CRI Komenti juaj Printoni

Vëllimi për frymë i drithërave në Kinë tejkalon dukshëm nivelin mesatar të sigurimit ushqimor të përcaktuar nga FAO dhe Kina mund të garantojë furnizimin ushqimor, deklaroi ministri kinez i Bujqësisë dhe i Çështjeve Rurale, Han Changfu të premten në një konferencë shtypi me rastin e ditës jubilare të 70-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.

Ushqimi i mjaftueshëm ka qenë ëndrra e kinezëve të thjeshtë, por në historinë e Kinës, asnjë disnasti nuk mund ta realizonte këtë ëndërr. Pas shpalljes së Republikës Popullore të Kinës, kinezët kanë gëzuar ushqim gjithnjë e më të pasur, shtoi ministri Han.

"Në vitin 1949, vëllimi i prodhimit të drithërave në Kinë ishte vetëm 113 miliardë kilogramë, ndërsa vitin e fundit, vëllimi i prodhimit vjetor është ruajtur në nivelin mbi 650 miliardë kilogramë për katër vjet me radhë dhe pritet të vazhdojë ta ruajë këtë nivel edhe këtë vit, për të pestin vit."

Krahas drithërave, tregu është furnizuar mirë edhe me vaj, perime dhe fruta, shtoi ministri Han. "Me 9% tokë të punueshme ushqehet afro 20% e popullsisë globale. Kjo është një mrekulli në historinë e bujqësisë botërore dhe mishëron plotësisht epërsinë e sistemit të socializmit me karakteristika kineze." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore