Xi shpall hapjen e aeroportit ndërkombëtar Daxing të Pekinit

2019-09-25 14:25:59 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka deklaruar hapjen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Daxing të Pekinit.

"Unë deklaroj që Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit ka filluar zyrtarisht nga funksionimi," tha Xi.

Aeroporti i ri ndodhet në distriktin Daxing të Pekinit dhe qytetin Langfang të provincës Hebei. Ai është projektuar për të trajtuar 45 milionë udhëtarë në vit brenda vitit 2022 dhe 72 milionë deri në 2025-n.

Ky aeroport është qendra e rrjetit të transportit që siguron udhëtimin brenda një ore në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei. Ai pritet që të nxitë edhe zhvillimin e Pekinit dhe të Zonës së Re Xiong'an. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore