Hong-Kongu, kremtime për 70-vjetorin e themelimit të RPK-së

2019-09-24 11:22:34 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Hong-Kongut kanë deklaruar se një sërë veprimtarish kremtuese do të zhvillohen në qytet për të festuar 70- vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës (RPK).

Çdo ditë në orën tetë të mbrëmjes në tetor, do të jepet një shfaqje multimediale me ndriçim dhe zë me rastin e 1 Tetorit, Ditës Kombëtare të Kinës.

Posta e Hong-Kongut do të nxjerrë katër pulla të veçanta në kuadrin e kremtimit të jubileut, ndërsa këtë javë në shtyllat e dritave dhe muret në rrugët kryesore do të vendosen zbukurime dhe banderola. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore