Xi viziton ekspozitën përkujtimore mbi 70-vjetorin e formimit të Republikës Popullore të Kinës

2019-09-24 10:07:54 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi vizitoi të hënën një ekspozitë përkujtimore për 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, të hapur në Qendrën e Ekspozitave në Pekin.

Gjatë kësaj vizite ai tha se Partia Komuniste e Kinës e ka udhëhequr popullin e të gjithë vendit për të kapërcyer pengesat njëra pas tjetrës, duke krijuar një mrekulli pas tjetrës. Kombi kinez ka realizuar një zhvillim të shkëlqyer, duke u bërë më i fortë e më i begatë.

Ekspozita përbëhet nga pesë pjesë të ndara sipas rendit kronologjik. Ajo pasqyron ndër të tjera 150 "të parat e RPK-së" që nga viti 1949, duke përdorur teknologji të larta për të treguar punën e palodhur të popullit kinez në 70 vjetët e fundit dhe për të zbuluar të vërtetën që qëndron prapa ndryshimeve madhështore gjatë 70 vjetëve në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore