Kinë, jepen lejet e para të funksionimit provë për makinat me vetëdrejtim

2019-09-23 09:35:46 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën në Wuhan të Kinës Qendrore u dhanë lejet e para mbi funksionimin provë për automjetet me vetëdrejtim.

Lejet u dhanë për kompanitë si "Baidu", "Haylion Technologies" dhe "DeepBlue Technology".

Ato lejojnë të bëhen testime në rrugë të makinave me vetëdrejtim me udhëtarë dhe operacionin komercial të tyre në një rrugë 28 km në zonën e demonstrimit.

Ren Dakai nga kjo zonë demonstrimi thotë që një makinë me vetëdrejtim mund të shmangë pengesat me ndihmën e rrjetit 5G dhe sistemit të lundrimit satelitor "Beidou" të Kinës.

Zona e demonstrimit në Wuhan është më e madhja zonë e tillë në Kinë. Ajo ka tërhequr mbi 40 prodhues automjetesh nga brenda e jashtë Kinës, të cilët po testojnë autobusë, taksi, kamionë logjistikë dhe makina sanitare.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore