Bilanci i fundit i tërmetit: 915 banesa dhe pallate të dëmtuara

2019-09-23 09:29:20 CRI Komenti juaj Printoni

Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara. Duke komunikuar këto shifra mbrëmjen e së dielës Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se 30 persona paraqitur për tu akomoduar në çadrat e ngritura në stadiumin e "Niko Dovana" të Durrësit."Unë dua t'i garantoj qytetarët që i gjithë shteti eshtë në këmbë për të përballuar këtë situatë e për t'i mbështetur ata në këto orë të vështira" tha zonja Xhaçka. Ajo ju bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vizituar në person nga ekipet e verifikimit, që të bëjnë edhe pak durim pasi zona e prekur nga goditja e tërmetit është mjaft e madhe dhe koha që ka kaluar shumë e shkurtër."Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje të gjithë kompanive të ndërtimit, për të na mbështetur me kapacitete inxhinierike në procesin e nisur nga Insituti i Ndërtimit, për akt verifikimin e çdo banese të dëmtuar. Shtimi i këtyre kapaciteteve me inxhinierë vullnetarë do të bëjë të mundur përfundimin e këtij procesi brenda kësaj jave" tha zonja Xhaçka."Tërmeti i djeshëm ka shkaktuar shumë frikë e shumë traumë tek qytetarët. Kjo është arsyeja, përse për herë të parë, këtyre ekipeve ju janë atashuar edhe psikologë e punonjës socialë që janë të trajnuar për të trajtuar situata të tilla dhe që janë në dispozicion të qytetarëve në Tiranë e Durrës, të cilat kanë qenë edhe zonat më të prekura nga tërmeti" tha ministrja e mbrojtjes. (RTSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel