2019-09-20 09:20:22 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Në fjalën e tij në forumin "Ekonomia Blu e Mesdheut" në kuadër të Panairit "Fiera del Levante", në Bari, Itali, Kryeministri Rama theksoi se janë "shifra mjaft të rëndësishme, por edhe një sfidë për Shqipërinë, sepse duhet t'i përgjigjemi këtij fluksi me aftësi, mikpritje, infrastrukturë etj.".
Kryeministri Rama u shpreh se "siç është e qartë që ka vetëm përfitim nëse bëhemi bashkë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike, sigurisht duke përfituar nga ky ridimensionim i saj, i rajonit të Pulias, që është kthyer sot në një destinacion gjithmonë e më tërheqës, në të gjitha nivelet e konsumatorit turistik, por duke shtuar edhe Shqipërinë që po përjeton një rritje të fortë turistike".
Kreu i Qeverisë u shpreh se "në fund të fundit jemi shumë afër. Për të ardhur dje në Bari na u desh gjysma e kohës për të shkuar në Verona. Sigurisht e bëmë me avion dhe koha e harxhuar ishte sa gjysma e asaj që duhet për të shkuar nga Tirana në Vlorë. Pra shumë afër". (ATSH)