2019-09-20 18:51:09 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Z. Zheng Enbo është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kinës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kinës, si edhe anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Si një studiues e përkthyes i palodhur dhe një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve, ai ka botuar një numër të madh librash lidhur me historinë e letërsisë shqipe, si edhe ka përkthyer disa nga veprat më të shquara të kësaj letërsie, si "Bagëti e bujqësi" të Naim Frashërit, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" të Ismail Kadaresë, "Antologjinë e poezisë së Dritëro Agollit" etj. Puna dhe vepra e z. Zheng Enbo kanë dhënë një ndihmesë të shquar në forcimin e marrëdhënieve e të miqësisë tradicionale kino-shqiptare. (Artan Goga)