Kadare fiton çmimin ndërkombëtar vjetor për letërsi mes 350 konkurrentëve

2019-09-19 09:39:53 CRI Komenti juaj Printoni

Shkrimtari Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i çmimit ndërkombëtar vjetor për letërsi "Pak Kyongni", që jepet nga Fondacioni "Toji" në Korenë e Jugut.

Akademia e Shkencave uron shkrimtarin Ismail Kadare, i cili, pas një gare të gjatë u shpall fitues i konkursit vjetor 2019 për çmimin që jepet nga Fondacioni "Toji" i Koresë së Jugut dhe mban emrin e shkrimtares së njohur koreane Pak Kyongni.

Ismail Kadare u shpall fitues i këtij çmimi midis 350 konkurrentëve.

Në vitet e mëparshme këtë çmim e kanë fituar shkrimtarë amerikanë, rusë, hebrenj dhe nga rajone të tjera të botës.

Akademia e Shkencave ka uruar anëtarin e saj me rekorde të shquara europiane e botërore për këtë mirënjohje të re domethënëse, që rikonfirmon përmasën e tij tashmë ndërkontinentale.

Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor "Toji", për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel