Konferenca e 6-të Botërore e Internetit do të mbahet në Wuzhen të Kinës në tetor

2019-09-18 20:44:31 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës (CAC) njoftoi të mërkurën se Konferenca e 6-të Botërore e Internetit do të zhvillohet në tetor në qytetin Wuzhen të provincës Zhejiang në Kinën Lindore.

Konferenca me temë "Inteligjencë, lidhje, hapje dhe bashkëpunim: ndërtojmë bashkërisht një bashkësi të së ardhmes së përbashkët në hapësirën kibernetike" do të zhvillohet nga 20 deri më 22 tetor, tha Liu Liehong, zv.drejtori i CAC-it në një konferencë për shtyp.

Liu Honglie bëri të ditur se konferenca përfshin forumin dhe ekspozitën me temë "Drita e internetit". Forumi i konferencës do të përqendrohet në katër seksione kryesore: "Shkenca dhe teknologjia", "Industria dhe ekonomia", "Shkencat humane e shoqërore" dhe "Bashkëpunimi e qeverisja", si edhe 20 nënforume, për të diskutuar lidhur me teknologjinë 5G, inteligjencën artificiale, internetin e gjërave etj. Kurse ekspozita do të fokusohet në arritjet e reja, teknologjitë e reja dhe aplikimet e reja të internetit në të gjithë botën. Ekspozita do të ketë zonat e konceptit të zhvillimit, të publikimit të produkteve e teknologjive të reja etj. Sipas temave, si siguria e rrjetit, inteligjenca artificiale, informatika cloud, të dhënat masive dhe interneti industrial, tregtia elektronike, komunitetet e së ardhmes dhe mjekësia e zgjuar, afro 600 kompani me famë botërore do të shfaqen prirjet më të fundit të internet.

Për sa u përket të ftuarve, Liu Liehong u shpreh:

"Aktualisht, një numër personalitetesh kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Këta mysafirë vijnë nga më shumë se 70 vende dhe rajone të botës, përfshirë kompani të njohura botërore si 'Microsoft', 'Qualcomm', 'Cisco', 'Apple', 'Intel' etj., Edhe kompanitë kinezë me ndikim ndërkombëtar, si 'Alibaba', 'Tencent', 'Huawei' etj. do të marrin pjesë. Do të ketë gjithashtu një numër pionierësh të internetit dhe kandidatë të Sallës së Famës të Internetit, fitues të çmimit 'Nobel' e të çmimit 'Turing' dhe përfaqësues të njohur të qarqeve akademike ndërkombëtare."

Nga viti 2014 deri më tani, Konferenca Botërore e Internetit është mbajtur me sukses në Wuzhen për pesë herë. Popullariteti dhe ndikimi i konferencës është ngritur vazhdimisht dhe ajo ka luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit ekonomik, përparimit teknologjik, qeverisjes së internetit dhe shkëmbimeve kulturore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore