2019-07-09 09:30:26 | CRI | Komenti juaj | ![]() | Printoni |
Kryeministri i ri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis bëri të hënën betimin dhe emëroi kabinetin e tij.
Partia e tij "Demokracia e Re" fitoi 40 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, të parat pas daljes së Greqisë nga programi i ndihmës.
Kjo i siguron atij më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin me 300 anëtarë.
Ministrat e rinj do të bëjnë betimin të martën dhe parlamenti grek pritet ta miratojë kabinetin e ri më 21 korrik. (Li Huailiang)