2019-07-05 10:32:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas të dhënave statistikore nga Ministria e Tregtisë, në pesë muajt e parë të këtij viti tregtia e shërbimeve e Kinës u rrit me 3.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur mbi 2 trilionë juanë.
Eksportet e shërbimeve u rritën me 10 %. Importet arritën në mbi 1 trilion juanë, duke sjellë një deficit më shumë se 600 miliardë juanë, 10 % më të ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në maj, eksportet e shërbimeve u zgjeruan me 11 % në krahasim me majin e vjetshëm, një rritje më e shpejtë se ajo e regjistruar në katër muajt e parë.
Rritja ndodh në kushtet e zhvillimit të fortë të industrisë së shërbimeve të Kinës, që përbënte mbi 50 % të GDP-së së përgjithshme të vitit të kaluar. (Xu Guang)