2019-07-04 10:35:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zyrtarë të Bashkisë së Shangait janë shprehur se ky qytet është bërë një pionier i zhvillimit ekonomik të Kinës, duke siguruar arritje të rëndësishme në fushat e financës, tregtisë dhe risive.
Shangai ka një sistem të plotë të tregjeve financiare, ndërkohë që vëllimet e tregtimit të aksioneve, të këmbimit valutor dhe të tregut të arit gjithashtu janë ndër më të lartat në botë.
Kryetari i Bashkisë së Shangait Ying Yong tha se autoritetet vendore do të nxitin reformën në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë:
"Zona e re e Tregtisë së Lirë do të fokusohet më shumë në liberalizimin e tregtisë dhe të investimeve, në një politikë më të hapur dhe në risitë e arritjet institucionale, si edhe do t'u kushtojë vëmendje krijimit të lehtësive për investitorët, qasjes së lirë të mallrave, rrjedhës së kapitalit dhe hapjes së transportit."
Sektorë të rinj, si barnat inovative, prodhimi i zgjuar dhe automjetet me energji të re po zhvillohen me shpejtësi në Shangai. (Fang Xiaoyu)