2019-06-28 15:05:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në prag të samitit të G20-s, udhëheqësit e vendeve të BRICS-it u takuan të premten në Osakë të Japonisë. Palët e ndryshme u shprehën njëzëri për forcimin e koordinimit, mbrojtjen e multilateralizmit dhe sistemin tregtar ndërkombëtar në bazë të rregullave, të nxitin modelin e barabartë e të vazhdueshëm të zhvillimit e të tregtisë në bazë të respektit reciprok, të hartojnë një rend më të ekuilibruar të bisedimeve tregtare ndërkombëtare duke luajtur një rol më të madh për nxitjen e lulëzimit të përbashkët e të rritjes ekonomike botërore.
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi në takim se vendet e BRICS-it duhet të bëjnë siç duhet punët e tyre, të forcojnë marrëdhëniet e partneritetit strategjik të BRICS-it, të nxitin përsosjen e qeverisjes globale duke thelluar bashkëpunimin pragmatik në të gjitha fushat.
Takimi u kryesua nga presidenti i Brazilit, vendit kryetar të radhës të sistemit të vendeve të BRICS-it, Jair Bolsonaro. Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa. (Fani)