Xi: Reformat në OBT, në dobi të tregtisë së lirë dhe multilateralizmit

2019-06-28 15:04:49 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i cili ndodhet në Osakë të Japonisë për samitin e G20-s theksoi se grupi i 20 vendeve duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues, për të garantuar zhvillimin e hapur, gjithpërfshirës, të ekuilibruar dhe fitimprurës të ekonomisë botërore.

Synimi i reformave në OBT është zbatimi më efikatës i parimeve për hapjen e tregut dhe nxitjen e zhvillimit. Reformat duhet të jenë në të mirë të tregtisë së lirë dhe multilateralizmit dhe të zvogëlimit të hendekut mes palëve.

Ai vuri në dukje se palët duhet të garantojnë burime të mjaftueshme në rrjetin global të sigurisë financiare dhe të formojnë një kornizë më të arsyeshme ndërkombëtare financiare, që mund të pasqyrojë situatën e tanishme ekonomike të botës.

Sipas tij, vendet duhet të zbatojnë konkretisht Marrëveshjen e Parisit për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe të përmirësojnë menaxhimin e energjisë, të mjedisit dhe atë digjital.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore