G20, CMG-ja publikon seri programesh në Japoni

2019-06-28 09:19:40 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e pjesëmarrjes së presidentit Xi Jinping në samitin e 14-të të liderëve të G20-s, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do të transmetojë një seri programesh në mediet kryesore japoneze, përfshi Televizionin Nipon (NTV), rrjetin e transmetimit Mainichi, "Yoshimoto Kogyo", "Buzz Video" etj.

Ndër to, CMG-ja bashkëpunoi me televizionin privat më të vjetër në Japoni, NTV, për realizimin e programit të posaçëm "Sa njohuri keni nga Kina e Japonia" që u transmetua në mbarë vendin, program në gjuhën japoneze prodhuar nga CMG-ja për samitin e G20-s.

Ndërkohë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe televizioni "TBS" transmetuan 2 programe të posaçme mbi shkëmbimet kulturore mes të rinjve nga Kina e Japonia, duke treguar rolin aktiv që mediet kryesore luajnë në forcimin e shkëmbimeve dypalëshe dhe për shtimin e njohjes së ndërsjellë mes dy popujve. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore