2019-06-28 10:26:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Pala kineze shprehu pritshmëritë se samiti i G20-s në Osakë të Japonisë do të ofrojë sinjale pozitive për ndryshimet klimatike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, e tha këtë mbi bazën e njoftimeve mediatike se një projekt-komunikatë për samitin nuk përfshin zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.
"Përballimi i klimës ka qenë gjithmonë një çështje e rëndësishme për G20-n. Për një kohë të gjatë, G20-a, si një forum i madh për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Shpresojmë që Samiti i Osakës do të përcjellë një sinjal politik pozitiv për luftimin e ndryshimeve klimatike".
Zyrtarët kinezë, francezë dhe të OKB-së pritet të takohen përsëri në fund të javës në Osakë për të diskutuar mënyrat e mëtejshme të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit. (Vera)