Hapet Ekspozita e 1-rë Ekonomike e Tregtare Kinë-Afrikë

2019-06-27 17:06:25 CRI Komenti juaj Printoni

Në kryeqendrën e provincës Hunan të Kinës Qendrore Changsha u hap të enjten Ekspozita e 1-rë Ekonomike e Tregtare Kinë-Afrikë.

Veprimtaria treditore ka tërhequr më shumë se 10 000 të ftuar dhe tregtarë, duke përfshirë ata nga 53 vende afrikane.

Organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën e Zhvillimit Industrial të Kombeve të Bashkuara, Programin Botëror të Ushqimit dhe Organizatën Botërore të Tregtisë, kanë dërguar përfaqësues në ekspozitë.

Gjatë kësaj ekspozite do të mbahen konferenca, seminare, forume etj., që fokusohen te bujqësia, tregtia, investimet dhe infrastruktura.

Presidenti kinez Xi Jinping ka dërguar një letër urimi, ku thotë se ekspozita u krijua për të siguruar një platformë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve afrikane. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore