Xi Jinping-u merr pjesë në banketin e mirëseardhjes në Korenë e Veriut

2019-06-21 09:04:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet për një vizitë shtetërore në Korenë e Veriut, mori pjesë të enjten në një banket të shtruar nga lideri verikorean Kim Jong-un.

Në fjalimin e rastit, Kim Jong-Un u shpreh se ishte jashtë mase i gëzuar që priste mysafirin e shtrenjtë kinez, sekretarin Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij Peng Liyuan. "Gjatë ndërtimit të përbashkët të socializmit, të dy vendet kanë formuar traditën e mbështetjes dhe bashkëpunimit në bazë të interesave të ndërsjella," u shpreh ai.

Ndërsa presidenti Xi vuri në dukje se të gjithë janë të mendimit se Kina dhe Koreja e Veriut do të vijojnë pa lëkundje miqësinë tradicionale për të hapur një faqe të re në një epokë të re. "Jemi të mendimit se zgjidhja politike e problemit bërthamor të Gadishullit Korean është prirja e kohës dhe dëshira e popujve. Dialogu paqësor duhet të vazhdojë, për të dhënë kontribut më të madh për paqen, stabilitetin dhe lulëzimin botëror", tha z. Xi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore