Kina drejt reformimit të arsimit të mesëm

2019-06-20 19:50:06 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, arsimi i mesëm i përgjithsëm në Kinë është zhvilluar me hapa të shpejt dhe niveli i përhapjes është rritur. Deri në fund të vitit 2018, përqindja e frekuentimit në shkollat e mesme arriti 88.8%. Por pavarësisht ngritjes së nivelit të mësimdhënies në arsimin e mesëm ka edhe disa problematika. Për këtë na sqaron drejtori i Drejtorisë Arsimore Bazë pranë Ministrisë së Arsimit Lu Yugang.

"Sot kemi disa probleme në arsimin e mesëm si zhvillimi jo-gjithëpërfshirës i arsimit cilësor, mësimdhënia e orientuar drejt provimit, vlerësimi i dijes sipas notave etj. Këto probleme duhet të zgjidhen sa më parë nëpërmjet reformës në arsimin e mesëm."

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi "Këshillat mbi reformën e mësimdhënies për shkollat e mesme në epokën e re". Në këtë dokument vihet theksi tek rritja e nivelit arsimor.

Sipas Këshillave, deri në vitin 2022, do të përmirësohet më tej sistemi i përgjithshëm arsimor dhe reforma e arsimit dhe e mësimdhënies që përputhet me zhvillimin e gjithanshëm do të thellohet më tej, ndërkohë do të ketë më shumë larmishmëri në mënyrat e mësimdhënies. Lu Yugang tha se para vitit 2022 do të zbatohen plani i ri mësimor dhe tekstet e reja.

"Për të zbatuar mirë planin e ri mësimor dhe futjen e teksteve të reja Këshillat paraqesin objektiva dhe dy masa konkrete. Objektiva është lidhja me reformën e provimit të pranimit në universitet dhe zbatimi i mësimdhënies dhe materialeve të reja në vitin 2022. Ndërsa masat janë: së pari, do të përmirësohet sistemi i zbatimit të planit të ri mësimor dhe do të rritet përkrahja ndaj zonave të varfra dhe së dyti, do të përmirësohet menaxhimi i kurrikulave dhe do të hapen kurse të reja për sportin, shëndetin, artin etj."

Lu Yugang u shpreh gjithashtu se sistemi i provimeve dhe regjistrimit do të përmirësohet më tej dhe reforma e propozimit të provimit do të thellohet. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore