Kinë, nxitet përmirësimi infrastrukturor i lagjeve të vjetra të banimit

2019-06-20 10:32:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të marrë masa të ndryshme për të përmirësuar infrastrukturën e lagjeve të vjetra të banimit në qytete. Vendimi u mor të mërkurën në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Li Keqiang.

Në mbledhje u vendos që, së pari, të nisë sivjet projekti pilot për caktimin e standardeve dhe sferës së përmirësimit. Së dyti, do të dëgjohen opinionet e qytetarëve në fusha si përmirësimi i furnizimit me ujë, energji elektrike e gaz natyror, si edhe i instalimeve kabllore, vendosja e ashensorëve në ndërtesat e vjetra, ndërtimi i vendparkimeve etj. Së treti, do të inkurajohen risitë financiare, në mënyrë që bashkë me subvencionet qeveritare, të nxitet edhe pjesëmarrja e investitorëve institucionalë dhe privatë. Së katërti, do të përsosen më tej shërbimet mjekësore, të përkujdesit ndaj të moshuarve e të fëmijëve, si edhe shërbime të tjera shtëpiake.

Në mbledhje u caktuan edhe detyrat për përmirësimin e rrjetit elektrik, ngritjen e nivelit të sigurisë së ujit të pijshëm dhe shpejtimin i punës për zhdukjen e varfërisë në zonat fshatare.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore