2019-06-10 10:57:34 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Shpenzimet financiare për ndërtimin e banesave sociale për banorët me vështirësi strehimi u rritën ndjeshëm në vitin 2018, njoftoi ditët e fundit Ministria e Financave e Kinës.
Bëhet e ditur se, shuma e përgjithshme e fondeve financiare për këto projekte arriti mbi 100 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2018, shifër kjo 46% më e lartë se në vitin 2017.
Këto shpenzime kanë ndihmuar në restaurimin e 6 milionë barakave në zonat urbane dhe të 2 milionë banesave të vjetëruara në zonat rurale.
Fondet u përdorën gjithashtu edhe për ndërtimin e infrastrukturës për 300 mijë banesa sociale me qira të ulët.(Zhang Yan/Albana)