Hangzhou, kremtohet Dita Botërore e Mjedisit   

2019-06-05 20:14:58 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 5 qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, qyteti Hangzhou në Kinën Jugore, si vendorganizimi i aktiviteteve kremtuese globale zhvilloi një sërë veprimtarish me temë "Angazhohem për mbrojtjen e qiellit të kaltër".

Në këtë veprimtari, Ministria e Mjedisit Ekologjik e Kinës publikoi një raport për arritjen e vendit në përmirësimin e cilësisë së ajrit në gjashtë vitet e fundit.

Sipas raportit, nga viti 2013 deri në vitin 2018, Kina ka realizuar përmirësim të gjithanshëm të cilësisë së ajrit, sidomos në rajonet kryesore si Pekin-Tianjin-Hebei, deltën e Lumit Jance etj. Vitin e kaluar, dendësia mesatare e grimcave PM10 për metër kub ajër ishte 71 mikrogramë, 27% më e ulët se në vitin 2013. Ndërsa, kjo shifër u ul deri në 51 në Pekin nga 89.5 që ishte në vitin 2015, me një ulje të ndjeshme prej 43%. Sipas Ministrisë, të gjitha objektivat e paracaktuara për përmirësimin e cilësisë së ajrit u vunë në zbatim në mënyrë të gjithanshme.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore