53 vende afrikane do të marrin pjesë në Ekspozitën e 1-rë Ekonomike e Tregtare Kinë-Afrikë

2019-06-05 10:51:07 CRI Komenti juaj Printoni

53 vende afrikane kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në Ekspozitën e 1-rë Ekonomike e Tregtare Kinë-Afrikë.

Kjo ekspozitë planifikohet të zhvillohet më 27-29 qershor në Hunan të Kinës.

Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën e Zhvillimit Industrial të OKB-së, Programin Botëror të Ushqimit dhe Organizatën Botërore të Tregtisë.

Pritet që ekspozita të tërheqë më shumë se 1500 mysafirë të huaj dhe mbi 5000 nga vendi, si dhe më shumë se 3500 ekspozues, blerës dhe vizitorë profesionistë.

Tregtia midis Kinës dhe vendeve afrikane arriti mbi 204 miliardë dollarë vjet, me një rritje 20 për qind në krahasim me vitin 2017.

Kina ka qenë partnerja më e madh tregtare e Afrikës për 10 vjet rresht. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore