1.8 milion vizitorë në Ekspozitën e Kopshtarisë në Pekin

2019-06-03 20:41:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita Ndërkombëtare e Kopshtarisë 2019 në Pekin është vizituar nga 1.81 milionë vizitorë prej hapjes më 29 prill, tha të hënën organizatori i saj.

Në katër vendet kryesore të ekspozitës, pavijoni i Kinës priti 1.36 milionë vetë, tha Ye Dahua, zëvendësdrejtor i zyrës së koordinimit të ekspozitës.

Ai shtoi se ekspozita ka mbajtur gjithashtu 675 aktivitete që kanë tërhequr gjithsej 910 mijë vizitorë.

Dita e Pavijonit të Kinës do të mbahet në ekspozitë më 6 qershor, tha Yu Jianlong, komisioner i përgjithshëm i pavijonit të Kinës. Rreth 950 pjesëmarrës nga brenda dhe jashtë vendit do të ftohen për të parë shfaqje teatrale dhe të vizitojnë një zonë lulesh në pavijon, tha Yu.

Pavijoni i Kinës, që zë një sipërfaqje prej 503 hektarësh dhe ndodhet pranë një pjese të Murit të Madh, është bërë një nga destinacionet turistike më të njohura që nga nga hapja e ekspozitës, ku vizitat mesatare ditore janë 41 mijë.

Ekspozita me temë "Jeto gjelbër, jeto më mirë" do jetë e hapur deri më 7 tetor dhe në të mund të gjeni një koleksion të madh lulesh, pemësh frutore, ilaçesh bimore kineze si dhe ide për zhvillim të gjelbër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore