2019-06-03 09:34:38 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Statistikat tregojnë se Kina ka bërë përparim të madh në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe i ka paguar gjithnjë e më shumë ShBA-së për përdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Një raport i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale tregon se në vitin 2017 Zyra Shtetërore e Pronësisë Intelektuale e Kinës ka marrë një numër rekord aplikimesh për patentë prej afro 1.4 milionë, më shumë se dyfishi i numrit të aplikimeve të pranuara në ShBA.
Po atë vit, Kina u bë përdoruesja e dytë më e madhe e Sistemit të Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave, me gati 49 mijë aplikime, vetëm prapa ShBA-së me rreth 57 mijë aplikime.
Ndërkohë, shifrat zyrtare tregojnë gjithashtu se ShBA-ja është burimi më i madh i importeve të pronësisë intelektuale në Kinë.
Pagesat e Kinës për pronësinë intelektuale të ShBA-së u rritën në 7.2 miliardë dollarë në 2017-n, dyfishi i vitit 2011, duke zënë një të katërtën e pagesave të përgjithshme të Kinës për pronësinë intelektuale ndaj vendeve të tjera.