Kina kundërshton me forcë goditjen e ShBA-së ndaj kompanive kineze

2019-05-24 10:07:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kundërshton shfrytëzimin e pushtetit shtetëror nga Shtetet e Bashkuara për të goditur kompanitë kineze.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng thotë se Kina do të marrë masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze:

"Kina i ka paraqitur pakënaqësinë e vet serioze palës amerikane, pas masave që ShBA-ja mori kundër kompanisë kineze 'Huawei'. Përgjigjja më e mirë nga ndërmarrjet kineze ndaj ngacmimeve tregtare është të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen. Qeveria kineze do të vazhdojë të shtojë përpjekjet për të thelluar Reformën e për të zgjeruar Hapjen, si edhe për krijimin e një mjedisi biznesi sa më të qëndrueshëm, të drejtë, të përshtatshëm e të parashikueshëm".

Gao Feng theksoi se Kina kundërshton çdo sanksion të njëanshëm kundër subjekteve kineze nga çfarëdo vendi, bazuar në ligjet e tij të brendshme. Ai shtoi se goditja kundër kompanive kineze duke përdorur pushtetin shtetëror jo vetëm që do të dëmtojë bashkëpunimin normal të biznesit ndërmjet kompanive të të dy vendeve, por edhe do të kërcënojë zinxhirin global industrial dhe të furnizimit.

Zëdhënësi gjithashtu vuri në dukje se Kina do të vazhdojë të thellojë reformat e të hapet më shumë, për të përmirësuar mjedisin e saj të biznesit.

Kina do të vazhdojë të ofrojë produkte me cilësi të lartë, të besueshme dhe të larmishme për konsumatorët në mbarë botën. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore