2019-05-24 10:05:15 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Aerostati pluskues "Jimu Nr. 1" i prodhuar nga Kina shënoi rekord të ri botëror, duke arritur lartësinë prej 7000 metrash në liqenin Namtso, që është liqeni i dytë më i madh në Xizang (Tibet).
"Jimu Nr.1" ka një vëllim 2 300 metra kubë dhe përmban instrumente të ndryshme për t'i ndihmuar studiuesit që të shikojnë ndryshimet klimatike në rrafshnaltën Qinghai-Tibet.
Ekipi thotë se parashikohet që aerostati ta kalojë lartësinë e malit Qomolangma (Everest) në të ardhmen. (Çang Çuo)