Xi dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në Karnavalet Kulturore Aziatike

2019-05-16 13:29:03 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan morën pjesë mbrëmjen e 15 majit në Karnavalet Kulturore Aziatike në kuadër të Konferencës për Dialog të Qytetërimeve Aziatike në stadiumin kombëtar të Pekinit.

Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, presidenti Xi shprehu mirëseardhje të ngrohtë për mysafirët dhe artistët e vendeve të ndryshme dhe shpalli hapjen zyrtare të Karnavaleve Kulturore Aziatike.

Karnavalet janë pjesë e aktiviteteve kryesore të Konferencës për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike me temë "Karnavalet për të rinjtë, realizimi i ëndrrave të përbashkëta aziatike".

"Vendet aziatike kanë kulturat e tyre të lashta dhe të shkëlqyera, të cilat janë të veçanta dhe janë njohur nga njëri-tjetri. Shumëllojshmëria e qytetërimeve aziatike e bënë kulturën aziatike më të bukur dhe më të gjallë. Sonte, arti do t'i shfaqë botës një Azi të bukur, me vitalitet, paqe dhe përparim."

Xi theksoi se prej lashtësisë, kinezët u kushtuan vëmendje të madhe miqësive mes fqinjëve. Populli kinez shpreson me sinqeritet që vendet e ndryshme aziatike të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të zhvillohen së bashku në prirjen e përparimit global, duke krijuar së bashku të ardhme më të bukur të Azisë dhe të botës.

Karnavalet u hapën me këngën "Azia jonë". Azia është rajoni i rëndësishëm i lindjes së qytetërimit njerëzor. Në këto karnavale u shfaq larmia dhe lashtësia e civilizimit aziatik.

Në këto karnavale u shfaqën edhe arte nga vende të tjera jashtë Azisë.

Tenori italian me famë botërore Andrea Bocelli performoi pjesë nga opera "Turandot", "Askush nuk fle", duke përcjellë emocione të papërshkrueshme tek të pranishmit.

"Miqësia ruhet ende, nuk harrojmë miqtë."

Këngëtarët dhe valltarët kinezë dhe të huaj performuan shfaqjet artistike "mysafirë të largët, qëndroni me ne".

Shfaqja e fundit artistike "Lavdia e Azisë" shpalosi zërin e përbashkët të popujve aziatik për fatin e përbashkët dhe realizimin e ëndrrës së lumturisë. Këto karnavale u ndoqën nga afro 30 mijë spektatorë në stadium.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore