2019-05-14 10:45:45 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Ministria e Financave e Kinës ka ofruar një fond të posaçëm prej 2 miliardë juanësh në mbështetje të trajnimit të mësuesve në kopshtet, shkollat dhe gjimnazet e zonave rurale të vendit.
Ministria i nxiti departamentet arsimore të përdorin fondet me efektivitet në mbështetje të programeve trajnuese në rajonet e varfra.
Marrëveshja u hartua për zbatimin e një plani kombëtar, që synon trajnimin e mësuesve në zonat rurale nga viti 2015 deri në vitin 2020.
Në 9 vitet e fundit, qeveria qendrore ka shpenzuar mbi 15 miliardë juanë për programe të tilla trajnimi. (Xu Guang)