Ishulli francez Reunion përballet me shpërthimin e etheve tropikale

2019-05-10 10:28:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në ishullin Reunion të Francës ka shpërthyer epidemia e etheve tropikale. Më shumë se 1500 raste janë zbuluar këtë muaj dhe të tjera priten në javët e ardhshme me rritjen e temperaturave.

Jugu i ishullit është prekur më së shumti dhe 30 deri 40 pacientë të rinj të ditë janë shtruar në një spital vendor që nga java e kaluar.

Një ekip prej 200 specialistësh nga agjencitë e sigurisë civile kanë bërë spërkatjen me lëng kundër mushkonjave rreth shtëpive në qytetin e Shën-Jozefit.

Drejtori rajonal për sigurinë sanitare François Chieze thotë se mbi 100 vende janë goditur nga epidemia e etheve tropikale, dhe ka pasur 500 milionë raste në mbarë botën.

Më shumë se 24 mijë raste janë zbuluar në ishullin Reunion sivjet.

Zyrtarët e sigurisë civile nga Franca kontinentale shkuan këtë muaj në ishull për një fushatë informacioni, dhe ekipet përkatëse kanë vizituar shtëpitë për të bërë kontrollin për ujin e ndenjur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore