Kinë, zgjaten taksat preferenciale për kompanitë e qarqeve të integruara e të programeve kompjuterike

2019-05-09 11:14:59 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Shtetit i Kinës vendosi të vazhdojë politikat preferenciale për tatimin mbi të ardhurat për kompanitë që merren me qarqet e integruara dhe programet kompjuterike. 

Kryeministri kinez Li Keqiang tha se do të tërhiqen edhe më shumë investime vendëse dhe të huaja në këta dy sektorë, për nxitjen e mëtejshme të tyre.

Kina do të vazhdojë të zbatojë politikën e uljes ose të heqjes së taksave për dy sektorët, duke filluar nga llogaritja dhe mbledhja e taksave për vitin 2018.

Li Keqiang tha gjithashtu se autoritetet duhet të fokusohen në përmirësimin e politikave, për të nxitur ngritjen e të dy sektorëve në një nivel më të lartë. (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore