WIPO shpreson se Kina do ta ndajë përvojën e vet me vendet e tjera të "Një brez, një rrugë"

2019-04-12 12:35:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) Francis Gurry u shpreh gjatë një interviste se të drejtat e pronësisë intelektuale po luajnë rol më të rëndësishëm bazë në nxitjen e ndërtimit të "Një brez, një rrugë". Gurry tha se organizata e drejtuar prej tij po merr pjesë aktivisht në nismën "Një brez, një rrugë" dhe shpreson se Kina do t'i ndajë përvojat e veta lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", duke nxitur së bashku zhvillimin e çështjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në këto vende.

Si drejtues i WIPO-së, një organizatë që merret kryesisht me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale brenda kornizës së OKB-së, Gurry është i mendimit se nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" ka ofruar një përvojë shumë të mirë mbi mënyrën e bashkëpunimit. Në krahasim me traktatet ose bashkëpunimet tregtare të kaluara, nisma e Kinës thekson më shumë forcimin e aftësisë së vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" në zhvillimin e bashkëpunimit tregtar, gjë që lidhet ngushtë me të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në vitin 2017 z. Francis Gurry mori pjesë në samitin e parë të Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për "Një brez, një rrugë". Një rezultat i rëndësishëm i këtij forumi ishte nënshkrimi prej tij dhe drejtorit të Administratës Shtetërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale të Kinës Shen Changyu i marrëveshjes mbi forcimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe WIPO-së në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ky është dokumenti i parë i nënshkruar nga Kina me organizatat ndërkombëtare për bashkëpunimin në të drejtat e pronësisë intelektuale në kuadër të "Një brez, një rrugë".

Gjatë intervistës, Gurry shprehu disa herë vlerësimin e tij për vendosmërinë dhe kontributin e Kinës në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore