Kinë: Rikthehet rritja e inflacionit në mars

2019-04-12 11:24:51 CRI Komenti juaj Printoni

Analistët thonë se, me ngritjen përsëri të çmimeve të konsumit në mars dhe përshpejtësimin e parë të çmimeve të prodhimit në nëntë muajt e fundit, frika e tregut mbi deflacionin në ekonominë kineze është ulur shumë.

Sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit me 2.3 % në mars, krahasuar me rritjen 1.5% në shkurt.

Çmimet e ushqimeve patën një rritje vjetore 4.1%, nga 0.7 % në shkurt.

Megjithatë, analistët thanë se rikthimi i nivelit të mëparshëm të CPI-së nuk do të ndikojë shumë në masat lehtësuese të bankës qendrore, meqenëse ky tregues qëndron nën objektivin e qeverisë për vitin 2019 prej 3%. Përveç kësaj, përshpejtimi i rritjes së inflacionit vjen kryesisht nga çmimet e mishit të derrit dhe jo nga një rritje e përgjithshme e produkteve në të gjitha fushat.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore