2019-04-12 11:17:27 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Të dhënat e fundit nga Administrata Shtetërore e Valutave tregojnë se vitin e kaluar pagesat e Kinës për të drejtat e pronësisë intelektuale u rritën 24 % krahasuar me vitin 2017, duke arritur në 36 miliardë dollarë amerikanë.
Kjo shënon një rritje mesatare vjetore prej 22 % nga viti 1997 deri në 2018-n.
Zyrtarët thonë se rritja e shpejtë pasqyron jo vetëm kërkesën e fortë të Kinës, por edhe forcimin e mbrojtjes nga ana e saj të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Pagesat u bënë kryesisht në sektorët e kompjuterave, telekomunikacionit, elektronikës, prodhimit të automjeteve, ndërtimit të anijeve dhe aviacionit.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Japonia ishin tre eksportueset kryesore. (Vera)