2019-04-12 18:55:36 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Banka e Kinës, një nga bankat më të mëdha të vendit, ka lëshuar bono me vlerë 3.8 miliardë dollarë amerikanë për të siguruar fonde për projektet afatmesme dhe afatgjata me kostot të ulët që lidhen me nismën "Një brez, një rrugë", raportoi të premten "China Daily".
Tetë lloje obligacionesh u lëshuan në pesë monedha, si dollari amerikan, euro, renminbi, dollari hongkongas dhe pataka e Makaos, nga degët e Bankës së Kinës në Luksemburg, Frankfurt, Sydney dhe rajonet e Hong-Kongut e të Makaos.
Si huadhënësja e katërt më e madhe në vend, Banka e Kinës ka lëshuar pesë herë obligacione në kuadër të nismës në shtatë monedha që nga viti 2015, me një vlerë totale prej 14.6 miliardë dollarësh amerikanë.
"Interesi i investitorëve ndërkombëtarë, sidomos investitorëve europianë, në lidhje me "Një brez, një rrugë" është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit," citoi Liu Xinqun, drejtor i përgjithshëm i departamentit të thesarit në Bankën e Kinës. (Albana)