"Një brez, një rrugë" nxit industrinë e aviacionit në pjesën qendrore të Kinës

2019-04-11 11:17:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i aviacionit në qytetin Zhengzhou të Kinës Qendrore ka njohur rritje qysh krijimi i zonës së parë dhe të vetme në vend të lidhur me "ekonominë ajrore" në vitin 2013.

Zhengzhou dhe kjo zonë e posaçme kanë përfituar nga nisma "Një brez, një rrugë" dhe zyrtarët vendorë premtojnë ndërtimin e një nyje aviacioni në këtë qytet.

Deri në fund të vitit të kaluar, 29 linja ajrore ndërkombëtare të transportit të mallrave ishin hapur në aeroportin e Zhengzhou-t, i cili është lidhur me 28 qytete dhe rajone të botës, duke u bërë një prej qyteteve kineze të nivelit të parë për sa i përket kapacitetit të transportit ajror të mallrave.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore