2019-04-08 11:07:51 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Bashkia e Pekinit ka bërë përpjekje për të përmirësuar mjedisin e biznesit, për të zgjidhur problemet e raportuara nga kompanitë që zhvillojnë biznes në Pekin.
Politikat e reja të shpallura pritet të përmirësojnë miratimin e projekteve të ndërtimit, regjistrimin e kompanive fillestare, pagimin e taksave, qasjen në rrjetin elektrik, tregtinë ndërkufitare dhe kreditë financiare.
Për kompanitë fillestare, Bashkia e Pekinit ka shkurtuar kohën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri nga 24 në 8 ditë. Koha që duhet për lidhjen me rrjetin elektrik është ulur nga 141 në 34 ditë. Ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet nuk duhet të paguajnë një taksë shërbimi për të hyrë në rrjetin e energjisë elektrike.
Bashkia ka hapur edhe një platformë në internet për të bashkërenduar procesin e miratimit nga disa departamente. (Fang Xiaoyu)