2019-04-08 10:51:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të ardhurat e industrisë së softuerëve dhe të shërbimeve të teknologjisë së informacionit të Kinës në dy muajt e parë të vitit u rritën me 13.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, rritja u përshpejtua me 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me atë të së njëjtës periudhë të vitit 2017.
Shitjet në shërbimet e teknologjisë së informacionit, të nxitura nga rritja e fuqishme në shërbimet e teknologjisë cloud, të dhënave të mëdha dhe platformës së tregtisë elektronike, u shtuan me 16.8 % gjatë periudhës janar-shkurt.
Fitimet e sektorit të softuerëve dhe të shërbimeve të teknologjisë së informacionit u rritën me 7 %, duke arritur në rreth 15 miliardë dollarë.