Kinë, përurohet konsorciumi i dokumentarëve për "Një brez, një rrugë"

2019-04-03 19:42:17 CRI Komenti juaj Printoni

Një konsorcium ndërkombëtar dokumentarësh me fokus nismën "Një brez, një rrugë" (BRI) u përurua në një forum për dokumentarët të mërkurën në Pekin.

Konsorciumi i ri, "BriDoc", është një mekanizëm bashkëpunimi ndërkombëtar lidhur me dokumentarët midis vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë.

Bashkëpunimi do të përqendrohet në shkëmbimin e integruar të dokumentarëve nga këto vende dhe studimin e politikave, standardet, investimet, trajnimin e personelit dhe vlerësimin e projekteve.

59 anëtarët e parë të konsorciumit përfshijnë institute studimi politikash, institucione prodhimi e transmetimi dhe platforma shfaqjeje të dokumentarëve nga brenda dhe jashtë Kinës.

Duke folur në hapje të forumit, Jiang Jianguo, nëndrejtori i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i bëri thirrje këtij sektori të pasqyrojë zhvillimin e Kinës dhe lidhjen e saj me botën nga perspektiva të ndryshme.

Ky vit shënon 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në forum u përurua një partneritet global dokumentarësh për këtë përvjetor, i cili ka tërhequr më shumë se 120 studiues, regjisorë dokumentarësh e përfaqësues të medieve nga 15 vende.

Mrekulli
Lajmet Kryesore