Kina shpreson angazhimin e Japonisë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë"

2019-03-27 09:57:47 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze shprehën shpresën për angazhimin e Japonisë në nismën "Një brez, një rrugë".

Kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit japonez Shinzo Abe se nisma "Një brez, një rrugë" përputhet me konsideratën e vendit të tij.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh se nisma 'Një brez, një rrugë' ka ofruar një platformë të re për thellimin e bashkëpunimit reciprok Kinë-Japoni. Ai shtoi se Kina është e gatshme të ngulë këmbë në konsultimin dhe bashkëpunimin me përfitime reciproke dhe të ndjekë standardet e larta të nismës 'Një brez, një rrugë' me vendet e tjera. Shpresojmë, tha Geng, se Japonia do të jetë e hapur për pjesëmarrjen në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë", për më shumë përfitime për popujt dhe vendet. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore